Atmosferë impozante në Gjakovë, Vëllaznimi e mposht Rahovecin pas dy palë vazhdimeve
Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka arritur fitoren e parë në elitë pas dy palë vazhdimesh.
Skuadra gjakovare ka triumfuar me shumë mund pas dy palë vazhdimesh ndaj Rahovecit 94-87, në një atmosferë fantastike të krijuar nga publiku vendas në ”Shani Nushi” e palestra ishte pothuajse përplotë me shikues në Gjakovë.
Vendasit e nisën më mirë këtë duel duke e fituar pjesën e parë falë periodës së parë 22-19 e ajo e dytë u mbyll baraz 26-26, por Vëllaznimi shkoi në pushim mes pjesëve me avantazh të ngushtë 48-45.
Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e ngushtë me vendasit që fituan ngushtë edhe çerekun e tretë 20-17, ndërsa Rahoveci nuk u dorëzua dhe deficitin e përmbushi në periodën e fundit (9-15) me çka e dërgoi ndeshjen në vazhdime 77-77.
Në vazhdimin e parë ekipet vazhduan me dramë (84-84) dhe as këtu nuk u përcaktua fituesi, derisa në vazhdimin e dytë, gjakovarët u treguan pak më të mirë, për çka edhe arritën fitore.
Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Vëllaznimit sonte, Anthony Adger e Will Brown me nga 18 pikë, Damonte Dodd me 16, si dhe Atik Koshi e Arber Sinani që shtuan nga 10 pikë.
Te Rahoveci nuk mjaftuan kurrsesi për fitore, Jahii Carson me 26 pikë, Musab Mala me 19, Devin Johnson me 15 dhe Chris Seeley me 14 sosh.
Të dyja ekipet kanë nga 1 fitore e 1 humbje. Ndërsa në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi takohet me Prishtinën e Rahoveci e pret Trepçën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.