Basketboll

Derbi i xhiros sot në ”Minatori”, Trepça ndaj Bashkimit

Prishtinë(AsistiOnine) – Padyshim që sot zhvillohet derbi i xhiros së dytë në elitën e basketbollit kosovar mes Trepçës dhe Bashkimit.

Këto dy skuadra që njihen për rivalitetin prej gjysmëshekulli, sot ndeshen mes vete për të kërkuar fitoren e cila i fuqizon në garë për kreun e tabelës.

Të dyja ekipet sivjet janë përforcuar mjaftë shumë me lojtarë vendorë dhe të huaj e pretendim kryesor i tyre janë trofetë.

Në xhiron e parë, Trepça e kishte deklasuar Ponte Prizrenin, gjersa Bashkimi e kishte mposhtur më lehtë Vëllaznimin e Gjakovës.

Përballja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në Artsport 1, si dhe Klan Kosova e pesëshet startuese, rezultatin kohë pas kohe, të gjitha ndodhitë gjatë ndeshjeve, si dhe raportin final do të mund ti gjeni në AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.