Basketboll

Pak kush e priti, por Spanja me ndërrim të gjeneratës e fiton Eurobasketin 2022

Prishtinë(AsistiOnline) – Spanja është fituese e Eurobasketit 2022.

Kombëtarja iberike ka arritur që ta mposht Francën në finalen e madhe me rezultatin përfundimtar 88-76, për të dëshmuar thënien ”Asnjëherë mos e nënvlerësoni zemrën e një kampioni”, për faktin se në fillim të Evropianit pothuajse askush nuk e pa si favorit këtë ekip që sivjet e kishte ndërrimin e gjeneratës, por ajo i demantoi të gjithë.

Me dominnim në tri periodat kryesore të ndeshjes (23-14, 24-23, 22-19), spanjollët sonte e fituan takimin e Franca që fitoi çerekun e tretë minimalisht (19-20), s’arriti të përmblidhet për ta përmbysur rezultatin dhe kështu pësoi.

Qendra Juancho Hernangomez ishte fantastik sonte në fitoren madhore të Spanjës me plotë 27 pikë, prej tyre 7 shënime nga 9 tentime për treshe, gjersa mori ndihmë edhe nga vëllai binjak, Willy Hernangomez e Lorenzo Brown me nga 14 pikë.

Te Franca nuk mjaftuan për fitore, Evan Fournier me 23 pikë e Thomas Heurtel me 16 sosh.

Spanja sonte fitoi medaljen e katërt të artë në Kampionat Evropian e Franca mbetet me një të tillë e fituar në vitin 2013, gjersa ka humbur tri finale, përfshirë këtë sot.

Të kujtojmë se ky Evropian sivjet u mbajt në 4 shtete: Republikë Ceke, Gjeorgji, Itali dhe Gjermani e duelet gjysmëfinale dhe ato finale u luajtën në Berlin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.