Basketboll

5shja më e mirë dhe MVP nga xhiro e dytë e Superligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiroja e dytë pati performanca fantastike individuale dhe lojtarë me shifra të pa dëgjuara për një kohë të gjatë.

1. Organizatori larg më i mirë në xhiron e dytë ishte Ivan Koljeviqi i Ponte Prizrenit të cilit i munguan vetëm edhe 2 kërcime për të i kompletuar shifrat magjike triple double. Koljeviq ndeshjen e mbylli me hiq më pak se 32 pikë, shtoi 11 asistime e mori edhe 8 kërcime. Duhet theksuar edhe saktësin e tij nga çdo pozitë, ku për tre pikë i realizoi 6 nga 9 tentimet, 2 herë ishte i saktë për dy nga 4 tentimet dhe nga vija e gjuajtjes së lirë, gaboi vetëm njëherë duke i qëlluar 10 nga 11 tentimet. Këto shifra atij i dhanë indeksin prej +41 e që ishte playmakeri larg më i miri në këtë xhiro.

2. Fundori më i mirë kte javë ishte Rodney Purvis që e udhëhoqi Pejën drejt fitores kundër Ponte Prizrenit me 31 pikë, prej tyre 5 treshe ndërsa i pati edhe 6 kërcime e 4 asistime duke u vlerësuar me indeksin prej plus 27 e që ishte më i larti për një fundor realizues këtë xhiro.

3. Pozita e alos më të mirë për xhiron e dytë të këtij edicioni i takon Erjon Kastratit të Trepçës i cili ndeshjen e mbylli me 20 pikë, ndërsa i pati edhe 4 asistime duke qenë lider i ‘xehtarëve’ në derbin kundër Bashkimit dhe me indeks prej +19 zgjidhet alo më i mirë i xhiros së dytë.

4. Alo-qendra më e mirë e kësaj jave ishte William Brown i Vëllaznimit i cili ndeshjen e mbylli me 19 pikë ku prej tyre ishte 9 herë i saktë nga 9 tentimet nga gjuajtja e lirë kurse i shtoi edhe tre treshe nga 5 tentimet ndërsa i mungoi vetëm edhe 1 kërcim për double-double pasi i mori edhe 9 topa nën kosh kurse këto shifra atij i dhanë indeksin prej +26 e
që ishte më i larti për alo qendër këtë xhiro.

5. Dhe krejt në fund, në pozitën e qendrës më të mirë e xhiros së dytë të Prince Caffe Superligës na vjen gjiganti 2 e 11 i Vëllaznimit, Demonte Dodd i cili ndeshjen e mbylli me shifra astronomike. Përderisa në sulm ishte fantastik me 16 pikë e i mori edhe 20 kërcime, Dodd-it i mungoi vetëm edhe një bllokadë për triple double psi ishte i pakalueshëm për
vreshtarët duke i shpërndarë edhe 9 bllokada kurse nuk i munguan as asistimet pasi i shpërndau edhe 5 topa për bashklojtarët e tij. Kjo performancë atij i dha indeksin prej +39 e që ishte larg më i miri në pozitën e qendrës.

MVP I XHIROS 2

DEMONTE DODD(VËLLAZNIMI)

Dilema ishte e madhe për MVP-në e xhiros së dytë në Prince Caffe Superligë pas paraqitjeve fantastike të Ivan Koljeviqit të Ponte Prizrenit dhe Demonte Dodd-it të Vëllaznimit megjithatë fitorja pas dy vazhdimeve e këtij të fundit me kuq e zinjët i jep atij edhe epitetin e lojtarit më të mirë. Ashtu siq e tham Dodd ishte fenomenal me 16 pikë dhe saktësi prej 70% nga loja pasi realizoi 7 nga 10 tentimet. 20 kërcime i mori nën kosh, 5 prej tyre në sulm ndërsa i pati edhe 5 asistime për bashklojtarët e tij por ajo që ishte edhe më mbreslënëse ishte mbrojtja e tij ku për kundërshtarët ishte mur i pa kalueshëm duke i
shpërndarë 9 bllokada. Këto shifra fantastike atij i dhanë edhe epitetin e MVP-së së xhiros së dytë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.