Axha i Edonit, Bekimi tregon se çfar ndjenje ishte ta shoh nipin në Eurobasket dhe se kush i ka meritat për ngritjen e tij
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej basketbollistëve më të mirë kosovarë në periudhat e para-luftës dhe në vitet e para pas saj, Bekim Maxhuni mbrëmë ka qenë i ftuar në ASIST-in 501.
Bekimi në ASIST, tregoi se çfarë ndjenje është ta shoh një familjar të tij në Eurobasket, aq më tepër që Edoni është nipi i tij, transmeton AsistiOnline.com
”Po është kënaqësi e madhe kur e sheh dikënd posaçërisht shqiptar, që është në garime evropiane apo botërore, posaçërisht për neve që jemi një gjak. Edoni është i jashtëzakonshëm, më vjen mirë për Edonin që ka arritur këtë sukses”, shprehet fillimisht Bekimi.
Tutje, ai tregon se kush ka qenë faktori kryesor në sukseset e Edonit dhe për çfarë është fatlum Edoni në karrierën e tij.
”Shpresoj që nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdojë më tutje, më tutje. Por, njëkohësisht meritat më të mëdhaja i ka Besimi, Besimi që jashtëzakonisht shtytje të madhe i ka dhënë Edonit, dmth përkrahje të madhe ka pasur. Normalisht që fati i tij, ku është, që është (duke aluduar në atë se Edoni është rritur në Finlandë dhe ka punuar me profesionalizëm) dhe mundësitë që ia ka dhënë Reprezenacioni i Finlandës”, potencon axha i Edonit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.