Basketboll

Bekim Maxhuni e përshkruan kështu, lojën e Bosnjes e Hercegovinës nën lidershipin e Adis Beqiragiqit

Prishtinë(AsistiOnline) – Veterani i basketbollit kosovar që tash e ushtron rolin e trajnerit, Bekim Maxhuni në ASIST-in 501, foli për Eurobasket 2022.

Gjatë bisedës Maxhuni e përshkruajti lojën e Bosnje & Hercegovinës nën-lidershipin e Adis Beqiraiqit duke dhënë komplimente.

Po Bosnja ka mbërritur një sukses, duhet të jemi të sinqertë, një sukses të madh në paraqitje në Kampionatin Evropian. Po prapë së prapë, une mendoj që është mirë, por problemet janë të mëdha në Kombëtaren e Bosnjes, ma merr mendja që tek këta emrat e mëdhenj nuk funksionon diciplina si duhet. Është një përshtypje e imja, mund të jem gabim. Unë mendoj që Adisi e ka menagjuar mjaftë të mirë deri në njëfar pike, që e ka parë edhe vet, që nuk ka më suksese. Bosnja ka mbërritur një sukses, për mua veçanërisht po them, shumë të mirë dhe i dëshiroj suksese në vazhdimësi”, potencoi Maxhuni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.