Basketboll

Bekim Maxhuni tregon se çfar duhet të ndryshohet në Kosovë, që të kemi sukses

Prishtinë(AsistiOnline) – I ftuar në ASIST-in 501, ish-basketbollisti i spikatur e tash trajner, Bekim Maxhuni ka folur për zhvillimet në basketbollin e Kosovës.

Maxhuni ka theksuar se duhet të ndryshohet mënyra e punës dhe të punohet profesionalisht e me durim dhe poashtu t’ju jepet rasti trajnerëve vendorë, ngase të huajt deri tani nuk sollën rezultate.

Unë mendoj që strategjia, pruarja e trajnerëve të huaj në Kombëtare, po më duket se është e gabuar. Këto vite sa i kemi bërë përpjekjet që 3-4-5 vite, non-stop trajnera të huaj, e pamë që nuk korrën sukses, hajde të kthehemi pakëz nga ajo ana, mentaliteti jonë shqiptar. Pse jo mos të angazhojmë një trajner shqiptar, po kushdo qoftë ai dhe t’ju japim mundësi, siç ju kemi dhënë edhe këtyre që kanë dështuar. Edhe pse nëse e ndëgjojmë Federatën, ata ankohen se nuk kanë trajnerë. Unë mendoj që duhet të ju japim mundësinë, sa i durojmë tjerët, të bëhen shpenzime marramendëse. Ja hajde ti shkojmë këta tanët, kush jane ata? le ti zgjedh Federata ata vetë, ja Muja po e qon gishtin. Duhet pak kriteret dhe strategjia të ndryshohen, ndërrimi i gjeneratës. Duhet disa lojtarë të përshëndeten, të mbledhen lojtarët shqiptarë. Pak a shume edhe ajo ndikon, do të thotë se duhet në strategji afatgjate, nuk mund të kemi suksese brenda një viti ose dy, por duhet një strategji afatgjate, por brenda 10 viteve edhe ne eventualisht të jemi në Kampionat Evropian, por kjo është krejt durimi, por ne të gjitha i kemi, por durimin nuk e kemi”, shtoi Maxhuni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.