Basketboll

”Është guxim i madh ta marrësh drejtimin e Bosnjes, kur vlon nga problemet”

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i ekipit kosovar të Yllit, Adis Beqiragiq e drejtoi sivjet Kombëtaren e Bosnje & Hercegovinës në Eurobasket 2022.

E vetëm fjalë pozitive për të, ka ‘thurur’ homologu i tij tek Rahoveci, Muja Thaçi cili e ka përgëzuar Adisin sidomos për guximin e madh që ka pasur ta marrë drejtimin e kampit boshnjak me një mal problemesh.

Po e para është që Beqiragiqi e ka marrë Kombëtaren e Bosnje, kur ajo ka qenë në zjarr, duke e ditur se të jemi të sinqertë tash, Vedran Bosniqi e ka ngritur Bosnjen, e ka dërguar deri në Kampionat Evropian dhe ç’ka ka ndodhur aty mes lojtarëve dhe Federatës, une nuk e di. Por, është guxim i madh ta marrësh Bosnjen në atë moment, edhe Adisi ndoshta ka shkuar me një vend, që asnjëherë nuk e ka pritur se do të vjen aty”, tha fillimisht Muja.

Kur e ka marrë Reprezentacionin e Bosnjes, ai e ka ditur që e ka Nurkiçin dhe Dzanan Musën dhe disa super-yje dhe nuk është bash e lehtë ta ushtrosh Nurkiçin i cili paguhet 90 milionë dollarë. Por prapë se prapë, nuk kanë munguar sukseset dhe fitoret e mëdhaja të tij. Pak i mungoi fati ndaj Gjermanisë, por e ka pasur edhe anën emocionale, nëna i ka vdekur, i shpreh ngushëllimet e mija. Por prapë se prapë, Bosnja ka arritur maksimumin besoj, duke ditur se në ato ndeshjet pas atyre fitoreve të mëdhaja, pas ndeshjes me Gjermaninë e kemi parë që Nurkiç dhe Musa, vec sa nuk kanë ecur në teren, dmth nuk mund të vraponin. Pasiqë edhe rosteri nuk i lejonte që të zëvendësonte Nurkiçin dhe Musën, sepse shumë ndeshje njëra pas tjetrës”, mbylli deklarimin ai.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.