Basketboll

Muja me fjalë të mëdha për Pejën, pas dy xhirove të para

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Rahovecit, Mujo Thaçi i ka analizuar dy xhirot e para në elitën e basketbollit kosovar.

Muja ka thënë se deri tani skuadra e Pejës e ka treguar lojën më bindëse, pa e harruar edhe Trepçën që është favorite dhe ka fituar dy ndeshjet.

Të gjithë flasin se Trepça është favorite, Bekimi e tha që presioni është shumë i madh dhe duhet të pritet derisa Trepça ti humbë një lojë apo dy dhe si do të reagohet, nuk duhet lënë anash Yllin i cili ka buxhet të mirë, mirëpo nuk e komponuar ekipin dhe nuk ka sjellur vendorë të mirë, po edhe të huajt nuk i ka bash të mirë. Peja besoj që deri tani ka luajtur basketboll më të mirë se të gjithë, unë besoj, tash mendimi im është. Ka bërë një rikthim me Ponten fenomenal-senzacional, jam kënaqur duke e shikuar atë lojë. Këta janë katërshja e madhe dhe Bashkimin mos ta anashkalojmë, por mos e anashkaloni edhe Rahovecin”, tha Muja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.