Basketboll

Nënshkruhet marrëveshja, Trepça organizatore e Superkupës Mbarëkombëtare në këto data

Sot është nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshja ndërmjet Ligës Unike dhe KB Trepçës për organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare.

Kjo ngjarje do të mbahet më 5-6 tetor në palestrën ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku do të marrin pjesë kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, kampionia e Shqipërisë, Teuta e Durrësit dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Tirana.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar Elvira Dushku, anëtare e Bordit Drejtuesit të Ligës Unike dhe Përfaqësuesi i KB Trepçës, Edin Vërbiqi.

Superkupën Mbarëkombëtare edicionin e kaluar e kishte fituar Golden Eagle Ylli.

Komentet janë të mbyllura.