Basketboll

Fjalët e para të Edonit, pas kalimit tek ”Crailsheim Merlins”

Prishtinë(AsistiOnline) – Me tu prezantuar si basketbollist i ri i skuadrës gjermane, ”Crailsheim Merlins”, Edon Maxhuni ka dhënë fjalët e para për eksperiencën e re.

Djaloshi me prejardhje nga Kosova ka thënë se zgjodhi klubin gjerman, për shkak se pa mundësi që mund të zhvillohet si lojtar dhe ti ndihmojë ekipit.

Zgjodha Crailsheim sepse shoh një mundësi të mirë këtu për të arritur shumë, si personalisht ashtu edhe si ekip. Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja të luaja në Bundesligë. Qëllimi im është të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje. Pres një sezon të mirë me shumë ndeshje dhe sigurisht plotë sfida – ndaj dua të shijoj çdo moment”, tha numri i ri 5 në ekipin e Crailsheim.

/AsistiOnline.com/

Lexo edhe:

Zyrtare: Edon Maxhuni transferohet te skuadra e njohur elitare gjermane

Komentet janë të mbyllura.