Ylli transferon amerikanin që e kishe zyrtarizuar edhe vitin e kaluar
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli e ka kryer edhe një transfer të huaj.
Therandasit kanë njoftuar sot se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me amerikanin, Rashun Davis.
Lojtari në fjalë është i gjatë 182 centimetra dhe luan në pozitën 1.
Ai në edicionin e kaluar u paraqit në elitën hungareze me ekipin e Szedeak ku në 20 ndeshje luajti me mesatare prej 15.9 pikëve, 2.2 asisteve e 2.3 kërcimeve.
Vlen të ceket se ky lojtar ishte zyrtarizuar tek Ylli edhe në stinorin e kaluar, por që nuk ishte paraqitur për asnjë ndeshje për shkaqe ende të panjohura.
Davis në të kaluarën ka luajtur edhe në Bosnje, Slloveni e Sllovaki.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.