Prishtinë(AsistiOnline) – Padyshim që derbi i xhiros së tretë në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në ”Karagaç” të Pejës.
Dy skuadrat verdhezi, Peja dhe Ylli balllafaqohen me njëra tjetrën, për të synuar fitoren.
Peja deri tani ka bilanc perfekt prej 2-2 në stinorin e ri e Ylli që ka pësuar në të dyja ndeshjet, sot synon fitoren për t’u këndellur.
Të dyja ekipet sivjet kanë kryer një mori transferesh dhe synojnë përsëri fitimin e trofeve, andaj dueli llogaritet si derbi i xhiros.
Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në Sport 1 dhe Klan Kosova.
Si zakonisht, pesëshet startuese, rezultatin kohë pas kohe, të gjitha ndodhitë gjatë ndeshjeve, si dhe raportin final do të mund ti gjeni në AsistiOnline.com



