Under Header

spot_img

Derbi lokal prizrenas sonte, pritet të jetë i zjarrtë

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet edhe njëra prej ndeshjeve më interesante të xhiros së tretë në elitën e basketbollit kosovar.

Bëhet fjalë për derbin lokal prizrenas mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit.

Bashkimi që sivjet synon trofetë, deri tani ka 1 fitore e 1 humbje e Ponte Prizreni ka pësuar deri tani dy disfata e fitorja është synim i madh për të dyja ekipet sonte.

Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet në KSport të tri platformave televizive (Artmotion, Kujtesa, Ipko).

Si zakonisht, pesëshet startuese, rezultatin kohë pas kohe, të gjitha ndodhitë gjatë ndeshjeve, si dhe raportin final do të mund ti gjeni në AsistiOnline.com

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme