Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta ish-kryetari i FBK-së, Behlul Beqaj
Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i hidhur ka ardhur mëngjesin e sotëm për komunitetin e basketbollit kosovar.
Është ndarë nga jeta ish-kryetari i FBK-së, Behlul Beqaj.
Beqaj ka qenë në krye të FBK-së menjëherë nga paslufta deri në vitin 2006 dhe njihet si kryetari më i mirë që ka pasur organi më i lartë i basketbollit të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku theksohet se varrimi do të bëhet sot në orën 13:00 në varrezat e qytetit, Prishtinë (Arbëri).
Me rastin e vdekjes të së ndjerit, AsistiOnline.com dëshiron t’ju shpreh ngushëllime të përzemërta familjes të së ndjerit dhe gjithë komunitetit të basketbollit dhe sportit në vend.
Beqaj me profesion ka qenë edhe profesor universitar, derisa AsistiOnline ju sjell edhe një biografi të tij:
Dr. Belul Beqaj lindi në Prizren më 1957, ku i kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Ka diplomuar, magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, përkatësisht në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit publik të Maqedonisë. Është autor i dhjetëra punimeve publicistike -shkencore, pjesëmarrës në konferenca të shumta brenda dhe jashtë Kosovës. Bartës dhe bashkëpunëtor i shumë projekteve hulumtuese në Kosovë dhe jashtë. Është në mesin e analistëve më të dalluar kompetentë politikë. Veprat kryesore të tij janë: “Çështja Dita”, ”Liria e shtypit në Kosovë”, “Çfarë ishte roli i RTK-së në ngjarjet e marsit 2004”, “Lidershipi – si të bëhemi më të rëndësishëm”, “ (S)a mund t’i besohet lidershipit të Kosovës”, “Uloga liderstva na politiku medija Kosova”, “Kad ce Serbi i Albanci da se pomire”, “Politika në Fokus”, “Shkaqet dhe pasojat e pushtetit autoritar-poltronist” është libri tjetër.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.