Basketboll

Gjakova e Re debuton në Ligën e parë me fitore, shkëlqen Tanushi

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e formuar rishtazi, Gjakova e Re e ka nisur stinorin debutues në Ligën e parë me fitore të thellë.

Ekipi gjakovar ka fituar sot në udhëtim te Happy Dukagjini me shifrat 65-97.

Bleonis Tanushi shkëlqeu tek ekipi gjakovar me 28 pikë, 9 kërcime, 5 asiste e 2 vjedhje topash, derisa u dalluan edhe Bujar Ceku me 20 pikë e Shendrit Llapi me double-double prej 14 pikëve e 20 kërcimeve.

Te Happy Dukagjini, tre lojtarët mitrovicas realizuan pikë dyshifrore, Ergyn Rushiti (23), Shpat Syla (22) e Rinol Gashi (20).

Të kujtojmë se 20 vjeçari, Bleonis Tanushi shpejtë pritet të niset drejt SHBA-ve, atje ku ka nënshkruajtur kontratë me një ekip amerikan, përgatitor për kolegj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.