Basketboll

Peja dhe Bashkimi zyrtarisht garojnë në Ligën Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy skuadrat kosovare, Peja dhe Bashkimi do të garojnë edhe zyrtarisht në stinorin e ri të Ligës Ballkanike.

Kjo e fundit i ka konfirmuar në gjirin e saj për edicionin e ri, skuadrat tona që edhe më herët kanë qenë pjesë e BIBL-së.

Ekipet në fjalë prej javësh prisnin përgjigjjen e FBK-së e kjo e fundit duket se ka aprovuar atë dhe sajti zyrtar i Ligës Ballkanike tashmë i konfirmoi ato si skuadra garuese.

Njoftimi i BIBL për Pejën:

”KB Peja rikthehet në Delasport Balkan League pas dy sezonesh. Skuadra kosovare është gati edhe një herë për të luftuar në skenën evropiane. KB Peja ishte nënkampione e sezonit të rregullt në sezonin e ndërprerë nga COVID 2019-20. Liga e Kosovës tashmë ka filluar në fundjavën e dytë të shtatorit dhe Peja do të jetë në fuqi kur të fillojë Delasport Liga Ballkanike. KB Peja është pjesë e Delasport Balkan League për 5 sezone, duke debutuar në vitin 2013”.

Njoftimi për skuadrën e Bashkimit:

”KB Bashkimi u regjistrua në Delasport Balkan League pas tre vitesh mungesë nga garat tona. Menaxhmenti i Delasport Balkan League mirëpret ekipin e Kosovës për sezonin e pestë te ne. Këtë vit KB Bashkimi udhëhiqet nga trajneri Darko Raduloviq dhe ka një listë të fortë me lojtarë të vlerësuar vendas dhe katër importe nga SHBA. KB Bashkimi ishte kampion i Ligës së Kosovës në vitin 2018 dhe përfundoi i 6-ti në sezonin e fundit në Ligën Ballkanike në vitin 2019”, shkruan njoftimi i BIBL.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.