Basketboll

Vushtrria e nis me fitore synimin për Superligë

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse aspak lehtë, skuadra e Vushtrrisë e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e parë.

Ekipi vushtrrias fitoi në udhëtim te Borea e Pejës me rezultatin e ngushtë 85-90.

Amerikani, Deshawn Wilson Jr realizoi 28 pikë në këtë fitore të vushtrriasve sonte, por mori ndihmë të madhe edhe nga Besnik Azemi me 18 pikë e 15 kërcime, si dhe Erhan Sholla e Albion Imeri që shtuan nga 12 pikë.

Te Borea s’mjaftoi për fitore, super-performanca e Olsi Kurtaj që realizoi plotë 31 pikë, por kishte edhe 17 kërcime, 6 asiste e 1 vjedhje topi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.