Basketboll

Drilon Hajrizi i bën surprizë të ëmbël, fanses së vogël e sëmurë dhe shtrirë në spital

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ka plotësuar ëndrrën e një vajze të vogël e cila ishte e shtrirë në spital.

Suhera, e cila është tifoze e madhe e Trepçës, veçanërisht Drilon Hajrizit, u vizitua nga basketbollisti i cili ia dërgoi edhe një dhuratë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku, i cili ka rrëfyer ngjarjen përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka postuar një fotografi të vajzës me Hajrizin.

Sadiku tha se pasi kuptoi që vajza ishte tifoze e Trepçës dhe Hajrizit, e mori këtë të fundit në telefon dhe i kërkoi një video për pacienten e vogël.

Siç tha tutje gazetari Sadiku, Hajrizi nuk pranoi të bënte video pasi donte të shkonte në spital për ta takuar nga afër.

Në postimin më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë shumë emocionues.

Drilon Hajrizi, njeri bujar me zemër të madhe ❤️
Para disa ditësh, e pata djalin të shtrirë në spital. Në të njejtën dhomë ishte edhe një vajzë e vogël nga Mitrovica, Suhera.
Gjatë bisedës, e kuptova që ishte tifoze e madhe e Trepçës, veçanërisht e Drilon Hajrizit.
“Me Drilonin kena me i fitu krejt lojtë” m‘tha Suhera, duke vazhduar të fliste me pasion për basketboll.
Aty për aty më lindi idea, t’ia bëj një befasi dhe e thirra Drilonin në telefon, thash të lutem dërgoma një video, përshëndete Suherën t’i japim pak kurajo që ta gëzojmë pak.
“Jo video, por po nisem prej Mitrovicës në spital, e për një orë jam aty. Po ja bi një fanellë” tha Driloni.
Kur erdhi në dhomën e spitalit, Suhera u shokua nga gëzimi.
Para disa muajsh, ajo ia kishte shkruar një letër Drilonit duke ia shfaqur dashurinë e madhe për basketbollin, për Trepçën.
“A ti je qajo a?” – U përgjigj Driloni, dhe e nxori letrën për ta lexuar. E kishte mbajtur në kuletë që nga dita kur e kishte marrë letrën!
“Sot edhe me hi n’operacion, nuk ma nin” tha Suhera nga gëzimi.
Mu mbushën sytë lotë.
Faleminderit Drilon ❤️

/KlanKosova/

 

 

Komentet janë të mbyllura.