”ENBL Liga” i kushton lajm të veçantë Prishtinës, përmend pikat e saj të forta
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme kosovare, Sigal Prishtina sivjet do të jetë pjesëmarrëse në kompeticionin ndërkombëtar ”ENBL League”.
Ekipi kosovar që u eliminua në kualifikimet e FIBA Europe Cup, do të kalojë automatikisht në kompeticionin ku luajnë ekipe nga shtetet si: Lituani, Poloni, Çeki, Estoni, Letoni etj, shkruan AsistiOnline.com
E me të konfirmuar pjesëmarrjen në këtë garë, faqja zyrtare e Ligës në fjalë i ka kushtuar një shkrim të veçantë klubit prishtinas sot.
Hidhini një sy pikave kryesore të klubit:
Kryetrajneri Murat Bilge, ish-ndihmës i klubeve të mëdha në Turqi dhe Spanjë – Besiktas dhe Baskonia. Ai shërbeu për Besiktasin për shtatë vite (2013-2020) në Superligën turke dhe së fundmi duke qenë ndihmës trajner i skuadrës që zuri vendin e 4-të në Superligën Spanjolle – Saski Baskonia – gjithashtu pjesëmarrëse e rregullt në Euroleague.
Dardan Berisha, lojtari më i mirë kosovar i të gjitha kohërave, këtë vit u kthye te Prishtina për të arritur sukseset që dikur i kishte me Prishtinën, duke i fituar të gjitha trofetë e mundshëm. Ai është ish-reprezentues i natyralizuar polak, tani përfaqëson Kosovën. Berisha ka luajtur për skuadra të mëdha si Anwil Wloclawek, Nymburk, Cibona, Kutno dhe Juvecaserta. Ka qenë pjesë e Prishtinës në vitet 2013-15, 2015-16, 2017, 2018-19. Me Prishtinën arriti të fitojë BIBL (Balkan International Basketboll League) dhe u zgjodh MVP i saj. Ai ishte një nga më të mirët në FIBA Europe Cup, madje ishte edhe lojtari vendimtar për kualifikimin e Prishtinës në TOP 16 të këtij kompeticioni në vitin 2019 në fitoren ndaj Pinar Karsiyaka (82-78). Në atë sezon, Berisha kishte mesatare 18.0 pikë, 3.4 kërcime dhe 3.8 asistime për ndeshje në FIBA Europe Cup.
Dustin Thomas erdhi në Sigal Prishtinë pas një super-sezoni me Ironi Nahariya në Izrael dhe BIBL (Balkan International Basketball League). Ai më parë ka luajtur në Qipro, Finlandë, Francë dhe Izrael. Me mesatare prej 15.6 pikë, 7.8 kërcime dhe 2.5 asistime për ndeshje, Thomas u zgjodh MVP i Ligës Ballkanike për sezonin e kaluar të rregullt aty, ku më pas ndihmoi skuadrën për tu pozicionuar në vendin e tretë në këtë ligë. Ai pati një paraqitje fantastike në Ligën Kombëtare (Divizioni i 2-të i Izraelit) me një mesatare prej 14.2 pikësh, 7.9 kërcime dhe 2.3 asistime, duke ndihmuar skuadrën në promovimin në Superligën e Izraelit, shkruan në postimin e ENBL League.
Komentet janë të mbyllura.