Basketboll

FBK-ja vazhdon kontratën e Arben Krasniqit si drejtor teknik

Prishtinë(AsistiOnline) – Arben Krasniqi do të mbetet si drejtor teknik në FBK edhe për dy vitet e ardhshme (2022-2024).

Kështu ka njoftuar gjatë kësaj mbrëmje, Federata e Basketbollit të Kosovës që ka bërë publike vendimet e bordit të saj në mbledhjen e fundit.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës e ka vazhduar kontratën e punës të Drejtorit Teknik në FBK edhe për dy vite të tjera”, shkruan në njoftim.

Të kujtojmë se ish-selektori i Kosovës dhe ekipeve si Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli e RTV 21(tashmë i shuar) Arben Krasniqi ishte emëruar në këtë pozitë me 17 shtator 2020.

Momentalisht, Krasniqi e udhëheq si trajner edhe ekipin e sapoformuar që do të bëjë gara në Ligën e parë, KB Bora.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.