Basketboll

Penza organizatore e Superkupës për femra gjatë këtyre datave…

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit e Kosovës sot ka njoftuar se bordi i saj ka mbajtur një mbledhje dhe ka marrë disa vendime.

Më i rëndësishmi nga to ka qenë ai për caktimin e lokacionit të mbajtjes së Superkupës për femra e cila sivjet është vendosur të luhet në Pejë.

”Ka vendosur që Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave të organizohet më 7 e 9 Tetor 2022 nga KBF Penza në Pejë”, shkruan njoftimi i FBK-së sonte.

Ndër vendimet e tjera kanë qenë edhe këto:

  1. E ka miratuar Kodin Etik të FBK-së.
  2. E ka miratuar Rregulloren e Anti-Dopingut.
  3. E ka miratuar Rregulloren për Shpalljen e Laureatëve.
  4. E ka miratuar kërkesën e KB Bashkimi dhe KB Peja për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike në edicionin 2022/23.
  5. E ka miratuar listën e personave zyrtarë të ndeshjeve (gjyqtarë/vëzhuges) për edicionin 2022/23.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.