Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon me dy ndeshje në program, xhiro e katërt e Superligës së Kosovës.
Dueli i parë dhe derbi i xhiros zhvillohet në Gjakovë, atje ku Vëllaznimi i rikthyer në elitë do të tentojë t’ia shkaktojë disfatën e parë të stinorit Pejës e cila deri tani s’ka njohur kundërshtarë, duke radhitur fitoret.
Të dyja ekipet kanë kryer një sër transferesh dhe normalisht që synojnë fitoren e sotme.
Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00, gjersa transmetohet në Sport1 – kanal i Artmotion dhe në terminin e zakonshëm të dielave në Klan Kosova.
Si zakonisht, pesëshet startuese, rezultatin kohë pas kohe, të gjitha ndodhitë gjatë ndeshjeve, si dhe raportin final do të mund ti gjeni në AsistiOnline.com


