Xhiro e dytë e Ligës së parë luhet sot dhe nesër
Sot dhe nesër zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën e Parë të Meshkujve, ku do të zhvillohen disa ndeshje interesante.
Sfida e parë zhvillohet ndërmjet AS Prishtinës dhe Dritës. Prishtinasit pushuan në xhiron e parë, kurse gjilanasit e nisën me fitore dhe synojnë të rikthehen në elitë.
Gjakova e Re dhe New Basket e nisën Ligën e Parë me fitore dhe synojnë të shënojnë fitoren e dytë sonte, ndërkohë që të dy skuadrat që e nisën me humbje Marigona Hill Prishtina dhe Borea, kërkojnë fitoren e parë.
Dy skuadrat që edicionin e kaluar luftuan për tu inkuadruar në Superligë, Prishtina e Re dhe Istogu do të përballen në këtë xhiro, ku pritet një ndeshje interesante, ndërsa sfida e fundit është mes Bora-s dhe Happy Dukagjinit.
Liga e Parë e Meshkujve – Xhiro 2
E hënë
18:00 AS Prishtina – Drita
18:30 Gjakova e Re – New Basket
20:30 Marigona Hill Prishtina – Borea
E martë
12:00 Prishtina e Re – Istogu
19:30 Bora – Happy Dukagjini
Vushtrria pushon
Komentet janë të mbyllura.