A është gati Prishtina të shtojë edhe ndonjë transfer në ekip? tregon trajneri Rashica
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri prishtinas, Andin Rashica rrëfeu në ASIST-in 503, se a është afër ndonjë transferi, ekipi i Sigal Prishtinës.
Rashica tha se momentalisht, kanë disa opsione por që nuk po nguten.
”Me ardhjen e trajnerit Ekrem Memnun ideja e tij ka qenë që qendrën ta gjejmë pas përfundimit të ligës verore në NBA, të shohim se ndoshta ndonjë lojtar prej ligës së dytë turke do të mbetet pa ekip dhe të vije të luajë në Prishtinë”, tregoi fillimisht ai.
”Në listën e ngushtë i kemi pasur 5 lojtarë në pozitën 1/2 dhe në pozitën qendër, me të cilët jemi marrë 3 javë dhe normal që ka qenë shumë e vështirë ti marrim në Prishtinë, për shkak të eksperiencës që e kanë dhe shumës financiare të cilën e kanë kërkuar. Kur janë ofruar lojtarët tjerë, trajneri Ekrem ka kërkuar krejt diçka tjetër dhe për këtë arsyje kemi mbetur ende pa qendër, tash normal nuk është që s’po mundemi me gjetë, por jemi duke dashur diçka të duhur”, theksoi Rashica.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.