Basketboll

Andin Rashica tregon sa është e gatshme Prishtina për ”ENBL League” dhe ku është e mira e garimit aty

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndihmës-trajneri i Sigal Prishtinës, Andin Rashica ishte i ftuar në ASIST-in 503, për të diskutuar rreth ekipit ku bën pjesë.

Rashica tregoi se pse vendosi klubi kryeqytetas për pjesëmarrje në këtë garë dhe çfarë ju shërben të luajnë aty.

E mira e kësaj është ti fitojme ato përvojat që ndoshta janë duke na munguar, eksperienca që na duhet. Normal, harrova që ta ceka, një falenderim shkon për ekipin e Zalgirisit që gjatë qëndrimit tonë atje në Kaunas, dy ditë që nuk kemi pasur stërvitje, na kanë ndihmuar për palestër dhe i kemi zhvilluar stërvitjet atje. Dhe në atë kohe kemi zhvilluar edhe kontakte me ta, që ndoshta për krijimin e akademisë, të marrim sistemin e tyre. Kurse sa i përket ligës së re, është një përvojë e re, është diçka që ne si klub e kemi menduar që është e mirë, për të marrë pjesë për shkak që ato ekipe në Poloni, Lituani, Letoni, Ceki më shumë primare është përgatitja fizike dhe te shohim pak a shumë edhe ne, se në çfarë sistemi të luajmë, kur dihet që tash basketbolli modern u pa edhe në Kampionatin Evropian, që përgatitja fizike ka qenë kyçe”, tha Rashica.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.