Bashkimi reagon në merkato, transferon një fundor amerikan
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shkëputjes së marrëveshjes me Devante Lacy, skuadra e Bashkimit ka reaguar në merkato duke e zëvendësuar atë me një lojtar të ri.
Portokallinjët kanë nënshkruajtur marrëveshje bashkëpunimi me amerikanin tjetër, Curtis Jones.
Jones luan në pozitat 1/2 dhe është i gjatë 195 centimetra, ai së fundmi ishte pjesë e ekipit amerikan ”Fully Loaded” tek të cilët zhvilloi vetëm 1 ndeshje me 13 pikë, 3 kërcime e 2 asiste të realizuara.
Edicionin e kaluar, Jones ishte lojtar i regjistruar te skuadra maqedonase KK Feniks 2010 me të cilët në 10 ndeshje luajti me mesatare prej 18.7 pikëve, 4.5 kërcime e 2.8 asiste.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.