Basketboll

Superkupa Mbarëkombëtare vetëm me 3 ekipe, Teuta tërhiqet nga organizimi

Më 5 dhe 6 tetor do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare. Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.

Takimi i parë gjysmëfinal ishte paraparë të zhvillohet mes Teutës së Durrësit dhe Tiranës, megjithatë faqja zyrtare e Ligës Unike ka dhënë njoftim se, skuadra durrësake ka probleme, pasi disa basketbollistë kanë probleme shëndetësore dhe kjo ndeshje nuk do të zhvillohet e kështu ekipi i Tiranës do të kualifikohet direkt në finale.

Përballje e zjarrtë zhvillohet mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Mitrovicasit janë fitues të Kupës së Kosovës, ndërsa therandasit janë kampionë të Kosovës dhe kishin fituar Superkupën Mbarëkombëtare, edicionin e kaluar, apo për herë të parë në histori.

Kjo sfidë pritet të jetë shumë interesante, pasi të dy skuadrat nga Kosova duan trofeun e kësaj gare. ‘Xehetarët’ do të kenë përkrahjen e madhe nga tifozët vendas, kurse Ylli me përvojën që ka shpreson të fitojë edhe një trofe. Kujtojmë se Ylli ka fituar edicionin e parë të Ligës Unike.

Finalja do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në Mitrovicë

Superkupa Mbarëkombëtare

19:00 TREPÇA vs GOLDEN EAGLE YLLI

E enjte

20:00 Finalja e madhe

Komentet janë të mbyllura.