Brahim Veseli flet për ekipin e Trepçës para Superkupës, ka disa fjalë edhe për Yllin
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndihmës-trajneri i parë te Trepça dhe ish-basketbollisti, Brahim Veseli ka folur para përballjes së skuadrës së tij në Superkupën Mbarëkombëtare.
Ai tha se duelet janë vetë nga një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë, andaj do të jetë e vështirë.
”Përgatitjet deri tash po shkojnë super, mirë po shkon gjithçka, lëndime s’kemi cka është kryesorja, si favorit ashtu po na shohin, por ne po e marrim pak më të qetë, po përgatitemi si për çdo lojeë me seriozitet të lartë. Mirë, përgatitjet janë duke shkuar mirë, deri tash gjithçka është në rregull. Po prapë këtu është një lojë, mundet me ndodh gjithçka. Jemi ekipi për tu mundur, që thojnë, por jemi përgatitur mirë, kështuqë mirë është. Sa i përket Superligës, tepër është interesante kjo ligë, tash kampioni i vitit të kaluar, po kalon një fazë jo të mirë, por nuk ju dihet atyre, ashtu kanë filluar edhe vjet me tri humbje i kanë pasur rresht, pastaj kanë pasur fitoret një pas një, kështuqë ka me qenë interesant deri në fund”, potencoi Veseli.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.