Basketboll

Gëzim Morina tregon në detaje se çfar lëndimi ka dhe a mund ta shohim sot në lojë…

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina ka qenë i ftuar në ASIST-in 503, ku ka folur rreth lëndimit të tij dhe se a mund të luajë sonte ndaj Trepçës.

Ai fillimisht tregoi për fazën e rikuperimit të lëndimit dhe e konfirmoi se nuk do të jetë i gatshëm së paku edhe në disa ndeshje për Yllin.

Faza e rikuperimit po shkon mirë (pra Gëzimi nuk do të luajë sonte ndaj Trepçës), po gjëja më e keqe është se po duhet kohë e fatkeqësisht ne kohën nuk e kemi, nuk është në favorin tonë për momentin si ekip. Unë po bëj atë çka mundem me bë, me qenë sa më serioz dhe i angazhuar në terapitë të cilat i bëj. Lëndimi quhet, ”Herni Sportive” është një lëndim i cili vjen, si më ka spjeguar mjeku: Kur lojtari nuk është i përgatitur 100% dhe trupi yt është i përgatitur 60/70%, ti futesh në lojë, në momentin që futesh, ti nuk mund ta ruash veten dhe e jep 100% të forcës”, thotë ai.

Por çfarë është ”Hernia Sportive”?

Është pjesa e barkut-ngjitjes së proponave, ngjitjes së këmbës, përfundi kërthizës, është ai muri abdominal, ku ka pasur një çarje të muskujve aty. Mua realisht mjeku më ka thënë që shkon pa operim me një injeksion-PRP i cili bëhet, ta marin gjakun, ta përpunojnë e krijojnë plazmën prej gjakut dhe të jepet në vendin ku je lënduar, me të cilën ndikon për përshpejtimin e ngjitjes së muskujve. Pak ka qenë problem, se realisht unë pas fundit të sezonës kam qene te mjeku, radiologu, ortopedi dhe më kanë dhënë një diagnozë e cila tash duket se ka qene e gabuar, do të thotë që unë në një periudhë 3-4 mujore, kam trajtuar diçka që tash po del që nuk ka qenë ajo, Është pak situatë e komplikuar. Unë shpresoj që kjo diagnozë të cilën e kam pasur, është e saktë dhe nuk kam me pas ndonjë komplikim dhe sa më shpejtë që mundem, kam me u kthy”, shprehet i bindur Morina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.