Basketboll

Sot dueli gjysmëfinal-kosovar i Superkupës Mbarëkombëtare

Sot dhe nesër organizohet Superkupa Mbarëkombëtare e Ligës Unike, ku pritet të shohim ndeshje interesante.

Nga ora 19:00 përballen Trepça dhe Golden Eagle Ylli, në ndeshjen gjysmëfinale. Mitrovicasit luajnë pasi fituan Kupën e Kosovës, ndërsa therandasit si kampionë të Kosovës.

Këto dy skuadra u përballën edhe në finale të “Play-off”-it të Kosovës, ku Ylli kishte triumfuar 3:1 në serinë finale dhe u shpall kampion i Kosovës.

Për Trepçën, kjo do të jetë ndeshja e parë në Ligën Unike. Ndërkohë, verdhezinjtë kanë fituar edicionin e fundit të Superkupës Mbarëkombëtare dhe kishin triumfuar në edicionin e parë të Ligës Unike.

Mitrovicasit ditë më parë organizuan për mrekulli kualifikimet e FIBA Europe Cup dhe shpresojnë në një tjetër organizim madhështor për Superkupën Mbarëkombëtare, ashtu siç i takon kësaj gare.

Fituesi i kësaj ndeshje në finale do të përballet me Tiranën, që në fakt, është dashur të luajë ndaj Teutës, por durrësakët u tërhoqë n nga organizimi me arsyetimin se kanë probleme shëndetësore në ekip.

Finalja e madhe do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00, ku do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë, ku do të qëndrojë më 6 dhe 7 tetor.

Komentet janë të mbyllura.