Zeqiri tregon se a mund ta mposht Ylli sonte Trepçën?
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndihmës-trajneri i Golden Eagle Yllit, Petrit Zeqiri e ka analizuar duelin gjysmëfinal të SUperkupës Mbarëkombëtare me Trepçës.
Ai në ASIST 503, pati vetëm fjalë pozitive për Trepçës, derisa tha se në duelet e tilla çdoherë ka vend për befasi.
”Po sporti e ka këtë, bukurinë që quhet befasi çdo herë. Unë pajtohem me gjithë ekspertat, që me vend Trepça është favorite në letër, normalisht këtë e ka treguar në 3-4 xhirot e fundit edhe me lojën me Gottingenin u tregua mjaftë e fuqishme, nuk u dorezua. Ka një ekip të fuqishëm sidomos për Ligën e e Kosovës, unë mendoj që është një ekip shumë i kompletuar, është shumë e përgatitur fizikisht, ka një rotacion mjaftë të mirë edhe të lojtarëve vendorë edhe të huaj dhe kualitativ. Ne për momentin, sidomos lojtarët vendorë, dy lojtarë të cilët vazhdimisht duhet të jenë në teren, janë lojtarë të perimetrit, fatkeqësisht nuk e kemi edhe një lojtar vendor 4sh kualitativ, ku mund ti kishim edhe këto rotacionet, ti bënim dhe të kishim lojtarët e huaj të them ashtu në perimetër, ti kishim lojtarët e huaj në kohë të caktuar të lojës edhe ajo po na dëmton, po bëhen gabime shumë të mëdhaja edhe në sulm edhe në mbrojtje, sepse t’kishim bërë gabime në sulm, e në mbrojtje me luajt mirë, mirëpo ne po kemi gabimet edhe në mbrojtje edhe në sulm, po kemi oscilime, kështuqë favorit, Trepça llogaritet apsolut për mua, mirëpo siç thash edhe më herët, një lojë është, Superkupë çdo gjë mundet me ngja”, tha Zeqiri.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.