Basketboll

Sonte finalja e Ligës Unike Mbarëkombëtare, Trepça favorite e madhe ndaj Tiranës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet finalja e Ligës Unike Mbarëkombëtare te meshkujt.

Pas kalimit të Tiranës direkt në finale, pasi Teuta u tërhoq nga organizimi, natën e djeshme skuadra e Trepçës e siguroi kalimin në finale me fitoren ndaj Yllit.

Për të qenë realistë, ekip dukshëm favorit më i madh në këtë sfidë është skuadra e Trepçës që sivjet ka krijuar një skuadër shumë të fortë, megjithatë loja e saj nuk po i bind edhe aq shumë tifozët e saj.

Ndeshja e sontme finale zhvillohet nga ora 20:00 në Minatori.

Klub organizator i këtij eventi është skuadra e Trepçës së bashku me Ligën Unike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.