Teuta sqaron mospjesëmarrjen në Superkupën Mbarëkombëtare, përmenden bastoret dhe ka akuza indirekte
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kampione aktuale e Shqipërisë në basketboll, Teuta e Durrësit ka lëshuar edhe deklaratë zyrtare pas mospjesëmarrjes së saj në Superkupën Mbarëkombëtare.
Ekipi durrësak ka konfirmuar edhe njëherë se arsyjet e mospjesëmarrjes janë kryekëput, shëndetësore dhe se akuzat e linçimet për pazare të tjera, kinse bastore dhe pazare të pista reklamash, janë krejtësisht të pavërteta.
Në paragrafin e fundit të njoftimit, klubi i Teutës ka edhe një mesazh që thotë se don të ju rikujtojë se skuadra e tyre ka luajtur gjithmonë për tifozët dhe mbështetjen e pakushtëzuar që ju falin ata dhe jo për organizata jo-transparente që kanë në interes vetëm të luajnë me djersën e sportistëve dhe paratë e sponzorëve dhe presidentëve, duke aluduar në drejtuesit e Ligës Unike.
Njoftimi i plotë i klubit të Teutës dhe pa ndërhyrje:
”Po adresojme edhe nje here pergjigjen tone per mospjesemarjen ne Superkupen e Liges Uniqa. Qe nje tekst i shkurter, korrekt qe shprehte pamundesine e pjesemarrjes per arsye shendetsore (me shume se gjysma e ekipit eshte e pamundur nga ana shendetsore te marre pjese). Cuditerisht ne vend qe federata ti uronte sherim te shpejte ketyre djemve te mrekullueshem qe i kane falur rinine dhe emocionet ketij sporti kaq te bukur, marrim komente te pa njerezishme per ekipin e Teutes (ekipin lider te basketbollit shqiptar qe ka dhuruar vetem rezultate maksimale dhe spektakel sportiv keto vite pjesemarrje). Terheqja jone qe e thjeshte, njerezore dhe nuk ka lidhje as me baste sportive, as me pazare te pista reklamash. Per sa i perket spektaklit qe do i mungoje tifozerise durrsake, ju kujtojme se ka vite qe FSHB nuk organizon asnje event ne pallatin e sportit “Ramazan Njala”, as kur ekipi yne ka qene finalist e pretendent kryesor ne Balkan League duke i organizuar ndeshjet ne Tirane. Qytetaria durrsake ka memorie dhe informacionin e mjaftueshem per te gjykuar vete keto situata. Falenderojme te gjithe tifozerine e mrekullueshme qe na mbeshtet nder vite duke u rikujtuar se skuadra jone ka luajtur gjithmone per ta dhe mbeshtetjen e pakushtezuar qe falin dhe jo per organizata jo transparente qe kane ne interes vetem te luajne me djersen e sportisteve dhe parate e sponsorve dhe presidenteve!”, shkruan njoftimi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.