Basketboll

E fundit: Kryetari i Trepçës tregon të ardhmen e Minchevit te Trepça

Prishtinë(AsisitOnline) – Trajneri bullgar i Trepçës, Lubomir Minchev nuk pritet të lëviz nga posti i tij te skuadra mitrovicase.

Kështu së paku, ka bërë me dije kryetari i Trepçës, Vullnet Sefaja në një prononcim të dhënë për AsistiOnline.com sot.

Nuk ka një gjë të tillë. Deri më sot, prej ditës kur trajneri ka ardhë, bashkë me lojtarët i kemi luajtur 4 finale. Dmth prej 4 të mundshmeve në 4 kemi qenë. 2 i kemi fituar, 2 i kemi humbur. Kampionati është i gjatë. Planet i kemi përpiluar edhe është normale, publiku me prit shumë prej nesh. Duhet pak durim, sepse vetëm para 2 sezoneve ne kemi luajtur në ”play out”. Ne mendojmë që jemi në rrugë të mirë. Ky është sport edhe ndonjëherë edhe duhet me humb”, tha Sefaja.

Të kujtojmë se së fundmi Trepça e fitoi Superkupën Mbarëkombëtare, por në Superligën e Kosovës pësoi dy humbje, fillimisht nga Peja e më pas edhe nga Golden Eagle Ylli.

E pas humbjeve të fundit, faqen zyrtare të klubit mitrovicas e vërshuan komentet, ku kërkohej që të shkarkohet trajneri i ekipit, megjithatë duket se një gjë e tillë nuk ka shanca të ndodhë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.