Vëllaznimi e demanton FBK-në, paralajmëron se nuk do të lejojë tifozëri mysafire
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Vëllaznimit ka reaguar ashpër, pas vendimit të FBK-së që t’ju lejohet pjesëmarrja tifozëve të Trepçës në Gjakovë.
Gjakovarët nëpërmjet një komunikate zyrtare e kanë cilësuar si vendim jo serioz dhe skandaloz, atë të FBK-së për lejimin e tifozëve mitrovicas në Gjakovë.
Klubi gjakovar poashtu e ka demantuar Federatën e Basketbollit të Kosovës, për faktin se në deklaratën e tyre shkruan që në asnjë moment ata nuk janë kontaktuar nga FBK-ja dhe nuk e kanë marrë mendimin e klubit organizator.
E krejt në fund, skuadra gjakovare ka njoftuar se nuk do ti lejojë tifozët e Trepçës të udhëtojnë drejt Gjakovës, ngase sipas tyre përvoja e hidhur nga e kaluara me tifo-grupet, po i dëmton.
Në vijim deklarata e plotë dhe pa ndërhyrje e klubit gjakovar:
Komentet janë të mbyllura.