Përballje e veçantë për të: Muja sot ndaj ish-skuadrës ku shkëlqeu si lojtar
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja dhe Rahoveci sot takohen në kuadër të xhiros 7 në elitën e basketbollit kosovar.
Për kryetrajnerin e Rahovecit, Muhammed Thaçin kjo do të jetë një përballje e veçantë ngase për herë të parë zbarkon në ”Karagaç”, si kundërshtar i klubit të Pejës, ku dikur shkëlqente si lojtar në radhët e tyre.
Muja kishte luajtur për Pejën në sezonet 2003/04 dhe 2005/06, duke shkëlqyer në fanelën verdhezi, ku edhe sot e asaj kohe, ai mbetet prej lojtarëve më të dashur për pejanët dhe gëzon shumë respekt në këtë qytet.
Megjithatë, tash kur kthehemi disa vite prapa, Muja e ka filluar karrierën prej trajnerit dhe aktualisht e udhëheq Rahovecin me të cilët sot luan ndaj Pejës e natyrisht se këto do të jenë empcione të veçanta për shqiptarin nga Ilirida.
41 vjeçari, është prej shpresave kryesore shqiptare sa ju përket trajnerëve të basketbollit dhe me të drejtë llogaritet si mjeshtër i basketbollit modern.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.