Basketboll

Mbyllet cikli i parë i Superligës, Peja spektakolare dhe larg ekipeve të tjera

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur cikli parë i ndeshjeve të Superligës së Kosovës, ku të gjitha ekipet kanë luajtur së paku nga një herë mes vete.

Në këtë fazë të parë kemi parë, shumë ndeshje fantastike me atmosferë elektrizuese dhe palestra përplotë tifozë, gjithë kjo falë ngritjes së organizimit nga klubet.

Në ciklin e parë e kemi vetëm një ekip pa humbje dhe me pikë maksimale.

Skuadra e Pejës pas 7 xhirove të luajtura, ende nuk njeh kundërshtarë dhe nuk ka asnjë humbje me të gjitha fitore, duke konfirmuar formën fantastike edhe në duelin e fundit ndaj Rahovecit, në anën tjetër klubi ‘vreshtar’ me këtë disfatë mbetet i fundit në tabelë e natyrisht që kjo pozitë duhet ti shqetësojë drejtuesit e klubit.

Ndjekësi më i afërt i Pejës, Prishtina ka vazhduar me fitore edhe këtë xhiro. Kryeqytetasit e mposhtën Ponte Prizrenin dhe ia shkaktuan disfatën e dytë rresht ekipit bardhezi.

Në derbin e xhiros që me të drejtë e arsyetoi këtë epitet, Vëllaznimi e mposhti Trepçën favorite, për të konfirmuar kështu se sivjet do të jetë tepër ”arrë” e fortë për çdo kundërshtar.

Dhe në duelin e fundit të xhiros, kampioni aktual Golden Eagle Ylli e arriti fitoren e tretë me radhë edhe pse të ngushtë ndaj Bashkimit 76-73.

Tabela pas 7 xhirove të para:

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.