Basketboll

Ndeshjet e nxehta të basketbollit kosovar analizohen në ASIST, shumë të reja në episodin 506

Për të gjithë opinionin basketbolldashës në vendin tonë, emisioni i vetëm dedikuar tërësisht basketbollit, ASISTI vjen me episodin numër 506, që transmetohet të hënën me fillim nga ora 21:00 në Sport 1 dhe pas mesnate në Klan Kosova teksa sjellë shumë të reja interesante nga ky sport që dita ditës po rikthen popullaritetin në vendin tonë me palestrat e zjarrta dhe ndeshjet fantastike.

Këtë vikend u zhvillua xhiro e shtatë e sezonit 2022/23 në Prince Caffe Superligë që do jetë edhe tema kryesore e ASISTIT 506 , teksa si zakonishtë për shikuesit vijnë raportet e ndeshjeve, deklaratat ekskluzive të trajnerëve dhe basketbollistëve si dhe pesëshen dhe MVP-në e ASISTIT.

  • Si ndodhi që Vëllaznimi ktheu rezultatin ndaj Trepçës në sekondat e fundit?
  • Çfarë tha heroi Burim Zekiqi ekskluzivisht për Artmotion pas mbarimit të ndeshjes?
  • Kush ishte lojtari më i merituar në fitoren dramatike të Golden Eagle Yllit ndaj Bashkimit dhe atë të Sigal Prishtinës kundër Ponte Prizrenit?
  • Cilat ishin emocionet fantastike që tifozët dhuruan në përfundimin e duelit mes Vëllaznimit dhe Trepçës?
  • Qfarë ndodhi në ballafaqimin tjetër dhe si mposhti Peja Rahovecin për të vazhduar si skuadra e vetme me të gjitha fitore?

Këto dhe shumëçka tjetër në ASISTIN 506 përmes raporteve të detajuara dhe bisedës me mysafirët të ftuar në studion, që këtë herë janë: Muhamed Mujo Thaqi – trajner i Rahovecit dhe Shkumbin Kumnova – ndihmëstrajner tek Vëllaznimi.

Si gjithmonë mund të përcjellni edhe raportet e tjera si blloku special dhe shumë i dashur “Shqiptarët nëpër botë” dhe tregimet për javën e parë të NBA, e cila ka nisur dhe po transmetohet ekskluzivisht në Artmotion.

Duke filluar nga ora 21:00 në Sport 1 dhe pas mesnate në Klan Kosova, mos e humbisni assesi!

 

Komentet janë të mbyllura.