Basketboll

Flamurtari i Vlorës e fiton Superkupën Mbarëkombëtare për Femra

Flamurtari i Vlorës ka triumfuar në Superkupën Mbarëkombëtare të femrave. Vashat nga Vlora në finale mundën Bashkimin me rezultat 65:61 (20:9, 12:11, 16:29, 17:12).

Skuadra nga Vlora e nisi ndeshjen për mrekulli me një seri prej 9:0, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë me rezultat 20:9. Periudha e dytë ishte më e barabartë me kampionet e Shqipërisë që kishin deri në 12 pikë epërsi, kurse fitueset e Kupës së Kosovës nuk ia arrinin qëllimin që të shkrijnë epërsinë e tyre, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 32:20.

Vlonjatet e rritën epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 17 pikë, por skuadra nga Prizreni nuk u dorëzua, duke bërë një rikthim të madh dhe sensacional 48:49, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në dhjetë e minutat e fundit u zhvillua ndeshje shumë interesante dhe dramatike, ku fituesi u vendos në çastet e fundit, e ku më të mira ishin vashat nga Vlora që triumfuan 65:61.

Kupën kapitenes ia dorëzoi Kryetari i Bordit Drejtues të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

Komentet janë të mbyllura.