Lajmi i fundit: FBK Ndalon udhëtimet e tifozëve mysafirë
Federata e Basketbollit të Kosovës para pak çastesh ka publikuar një vendim të ri të bordit të saj.
Në njoftim thuhet se konform nenit 23 të statutit të FBK-së, bordi ka marrë vendim që të ndalojë udhëtimet e tifozëve mysafirë.
Në arsyetim për ndaljen e udhëtimeve te tifozëve mysafirë, FBK pëmend disa nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me tifozët në ndeshjet e basketbollit dhe për të evituar probleme edhe më të mëdha në të ardhmen, ka vendosur për një hap të tillë.
Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje:
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) konform nenit 23 të Statutit të FBK-së ka marrë vendim që të ndalojë udhëtimin e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar në ndeshjet e Prince Caffe Superligës së Kosovës deri në fund të edicionit 2022/23 dhe ky vendim do të vlejë vetëm për ndeshjet e organizuara nga klubet, e jo në ndeshjet dhe eventet e organizuara nga Federata e Basketbollit e Kosovës (si Superkupa, Final 8 etj).
Bordi i FBK-së ka qenë i detyruar të marrë një vendim të tillë, duke u bazuar në disa nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me tifozët në ndeshjet e basketbollit dhe për të evituar probleme edhe më të mëdha në të ardhmen, atëherë Bordi ka vendosur të ndërmarrë masa në këtë drejtim.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës
Komentet janë të mbyllura.