Basketboll

Maqedonasi Aleksandar Joncevski trajneri i ri i Trepçës

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka emëruar trajneri e ri të ekipit.

Mitrovicasit kanë njoftuar sonte se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin maqedonas, Alek Joncevski.

Trajneri në fjalë momentalisht e ushtron edhe rolin e selektorit te Maqedonia e Veriut, gjersa sa i përket ekipeve, stinorin e kaluar e drejtoi Gostivarin në elitën maqedonase.

Në karrierën e tij si trajner, Joncevski ka drejtuar edhe ekipet maqedonase si: Kozhuvi e MZT Skopje. Me MZT-në, ai ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016 e si asistent ka punuar edhe Rabotniqki.

41 vjeçari, që nga nesër pritet të nisë punën me skuadrën ‘xehtare’.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.