Sonte beteja e madhe për Superkupën Mbarëkombëtare, takohen Flamurtari dhe Bashkimi
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet finalja e madhe e Superkupës Mbarëkombëtare për Femra.
Në këtë ndeshje takohen dy ekipe mjaftë të forta, Flamurtari i Vlorës dhe Bashkimi i Prizrenit.
Flamurtari i Vlorës arriti në finale, pas triumfit në gjysmëfinale ndaj ekipit tjetër shqiptar, Partizanit të Tiranës me rezultat 67-60 dhe sot synon trofeun e parë në Unike.
Gjersa, Bashkimi i Prizrenit arriti në finale pas fitores dramatike dhe minimale ndaj Penzës 70-69.
Dueli i sontëm final, nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Sport 6 në të gjitha platformat televizive vendore.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.