Referi nga Shqipëria, Gentian Cici mbrëmë gjykoi sfidën derbi të Euroligës
Prishtinë(AsistiOnline) – Referi nga Shqipëria, Gentian Cici vazhdon të korrë suksese në aspektin profesional sa i përket basketbollit.
Gjyqtarit shqiptar dje iu është besuar ndarja e drejtësisë në derbin e natës, në ligën më të fortë të basketbollit në Evropë, atë të Euroligës mes Maccabi Tel Avivit dhe Panathinaikosit.
Në këtë super-ndeshje që në fund i takoi ekipit të Maccabit, së bashku me Cicin referuan edhe Juan Carlos García (Spanjë) e Carmelo Paterniko (Itali).
Të kujtojmë se Cici prej vitesh gjykon ndeshje të niveleve më të larta të basketbollit në botë, gjersa është i licencuar nga Federata e Basketbollit të Gjermanisë dhe referon rregullisht në garat elitare të basketbollit gjerman e shumë shpesh edhe derbit mes Bayernit dhe Albës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.