Dardan Berisha sot rikthehet në ”Karagaç”, por si kundërshtar i Pejës!
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet derbi i basketbollit kosovar mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, dy ekipe këto që gjithmonë dhurojnë shou, saherë që takohen mes vete.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë edhe për kapitenin aktual të Prishtinës, Dardan Berisha i cili rikthehet në vendlindjen e tij, por tash si kundërshtar i Pejës.
Berisha, jo më larg se edicionin e kaluar mbrojti fanelën e verdhezinjëve madje si kapiten e ku së bashku fituan edhe Ligën Unike.
Berisha me të dyja ekipet ka numër të shumtë të trofeve të fituar e sidomos me kryeqytetasit dhe pikërisht për këtë edhe u rikthye sivjet me shpresën dhe besimin që bardhekaltërit sivjet do t’ju rikthehen trofeve.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.