Basketboll

Edon Maxhuni fantastik ndaj gjigantit Bayern, Vllaznim Perani me të birin i shkon në përkrahje

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni vazhdon të na bëjë krenarë me paraqitjet e tij në elitën gjermane.

Skuadra e tij, Crailsheim Merlins sot u takua me gjigantin bavarez, Bayernin e Mynihut me ç’rast u mposht 88-77, e ajo që vlen të ceket nga ky duel, ishte paraqitja fenomenale e Edonit, ndaj një ekipi që prej vitesh luan rregullisht në Euroligë.

Për 30 minuta lojë nga ky duel, Edoni shënoi 12 pikë e kishte edhe 7 asiste dhe 1 vjedhje topi.

Në këtë duel, Edoni e kishte përkrahjen edhe të njërit prej ish-basketbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova në pozitën e plejmejkerit, Vllaznim Perani i cili së bashku me të birin, Leartin, udhëtuan nga Austria për ta parë dhe përkrahur nga palestra, Edonin.

Pas ndeshjes, Edoni i takoi Vllaznimin dhe Leartin, me ç’rast i falenderoi për ardhjen dhe përkrahjen në ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.