Basketboll

Rivalitet edhe në fazën taktike, dy trajnerë nga Turqia ndeshen mes vete

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi dueli i sotëm mes Pejës dhe Prishtinës, është më shumë se rivalitet mes dy ekipeve sot.

Në këtë sfidë spikat përballja edhe e dy trajnerëve nga Turqia, njëri trajner i verdhezinjëve e tjetri i bardhekaltërve.

Can Sevim po e drejton sivjet Pejën me plotë autoritet, ngase ende nuk di për humbje me ekipin pejan ku nga 7 ndeshje ka 7 fitore. Ky trajner edhe pse i ri në moshë, vjen pas një përvoje jo të vogël, 40 vjeçari në karrierën e deritanishme ka drejtuar dy ekipe në elitën turke, Afyon dhe Petkim spor.

Në anën tjetër, Prishtina sivjet po drejtohet poashtu nga një turk, Murat Bilge i cili erdhi te kryeqytetasit erdhi si ndihmës-trajner, por me largimin e Ekrem Memnunit iu besua krejtësisht skuadra dhe ka treguar mjaftë rezultate me vetëm një disfatë në Superligën e Kosovës, karshi pesë fitoreve. Bilge te Prishtina erdhi hiq më pak se nga Euroliga, ku kishte qenë asistent i skuadrës spanjolle Baskonia.

Pra, sot pritet të kemi edhe një duel taktik mes dy trajnerëve turq dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata ndaj njëri tjetrit e që për ta, natyrisht se është special, për faktin se i përkasin edhe të njejtit nacionalitet.

T’ju kujtojmë edhe njëherë se sfida fillon nga ora 17:00, gjersa transmetohet direkt në kanalin e sportit Sport1 dhe KLAN KOSOVA në të gjitha platformat vendore.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.