Basketboll

FBK shtyen përsëri Superkupën e Kosovës, jep një arsyetim

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës e ka shtyer Superkupën e vendit edhe për një datë tjetër.

Pas shtyerjes fillestare në fillim të sezonit, FBK e ka shtyer edhe njëherë këtë Kupë të rëndësishme për klubet, gjersa ka dhënë edhe një sqarim.

Njoftimi i plotë i FBK-së:

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 31.10.2022 ka marrë vendim që shtyjë organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

Superkupa e Kosovës (Meshkujt) ishte paraparë të organizohet prej 9-13 Nëntor 2022, data në të cilat organizohet edhe FIBA Window (7-15 Nëntor 2022), në të cilat gara do të paraqitet kryetrajneri i KB Golden Eagle Ylli, së bashku me lojtarin e të njëjtit ekip për Kombëtaren e Bosnje Hercegovinës.

Bordi i FBK-së ka vendosur që Superkupa e Kosovës të organizohet prej 7 deri më 11 Dhjetor 2022.

Konform kalendarëve të FIBA-s, Federata e Basketbollit të Kosovës duhet tu përshtatet garave të FIBA-s, andaj Bordi i FBK-së i ka miratuar edhe propozim – ndryshimet në kalendarin e garave të Prince Caffe Superligës së Kosovës, për të cilat do të njoftohen të gjitha grupet e interesit.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit e Kosovës

Komentet janë të mbyllura.