Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Rahoveci e largon Devin Johnsonin, priten edhe ndryshime tjera – AsistiOnline
Basketboll

Rahoveci e largon Devin Johnsonin, priten edhe ndryshime tjera

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Rahovecit duket se nuk do të qëndrojë indiferente karshi situatës së vështirë që po e përjeton aktualisht në Superligë.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, ‘vreshtarët’ tashmë e kanë liruar nga skuadra amerikanin, Devin Johnson me arsyetimin se nuk i ka përmbushur pritshmëritë për të cilat u transferua.

Lajmin për largimin e Johnson, gjatë vikendit në intervistë pas ndeshjes ndaj Yllit e konfirmoi edhe trajneri i ekipit, Muhamed Thaçi që tha se lojtarin në fjalë e kanë larguar.

Te Rahoveci, Johnson e kishte treguar njërën prej ndeshjeve më të mira nga të huajt, ndaj Ponte Prizrenit ku kishte realizuar, plotë 27 pikë (7 treshe) por edhe 5 kërcime e 3 asiste.

Në 6 ndeshje me Rahoveci, Johnson kishte mesatare prej 14.5 pikëve, 4.5 kërcime e 2.2 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.