Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 507 KOMPLET

Mysafirët special Edmond Azemi dhe Gëzim Morina analizojnë klasiken dramatike mes Pejës e Prishtinës dhe shkëlqimin e Yllit në arenën evropiane

ASISTI 507 ju sjell edhe një rrugëtim të bukur dhe të pasur nëpër parketet kosovare, mbarëkombëtare shqiptare dhe ato ndërkombëtare.

Rrugëtimin e e fillojmë me Superkupën Mbarëkombëtare për Femra e cila u mbajtë javën e kaluar në Sezai Surroi në Prizren. Katër skuadrat më të mira elitës së basketbollit femëror shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria luftuan për trofeun e çmueshëm mbarëkombëtarë.

 

Xhiro 8 e elitës së basketbollit kosovar soli duelin e dy skuadrave më të suksesshme në histori të basketbollit tonë, Sigal Prishtinës dhe Pejës të cilat në Karagaq përgatitën dramë dhe kënaqësi maksimale.

Mbi 4000 shikues në palestër dhe qindra mija tjerë në Artmotion e Klan Kosova në Kosovë, Evropë apo Amerikë e shikuan LIVE kte shfajqen fantastike dhe kryendeshjen ku u takuan i pari me të dytin e Prince Caffe Superligës.

Dhe jo vetëm kjo ndeshje por edhe këndellja e kampiones aktuale të dyfishtë, Golden Eagle Yllit përbën lajmin e kësaj jave. Pas 4 humbjeve rresht që është rekord i zi në histori të basketbollit tonë, kampionia u këndell me 4 fitore të njëpasnjëshme dhe nga pozita e fundit u ngrit në pozitën e tretë.

Për këtë flasin dy mysfirët special këtë javë, kapiteni i Ylli dhe i rikthyeri nga lëndimi, Gëzim Morina dhe legjenda e klubit prishtinas, tash drejtori i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi.

 

Çka thonë Edo dhe Gëzimi për duelin dramatik Peja – Sigal Prishtina dhe këndelljen e Yllit pas katër humbjeve në start dhe serisë prej katër  fitoreve rresht e cila nga fundi i tabelës i ngriti në pozitën e tretë?

 

Për më tepër, Tetori fantastik basketbollistik solli edhe shkëlqimin e jasthëzakonshëm të Yllit në arenën ndërkombëtare dhe fitoren historike në FIBA Europe Cup ndaj Brose Bambergut, skuadër e cila deri para 4 viteve ishte anëtare e rregullt e Euroleagues dhe nga 2018-2022 ishte pjesëmarrëse e FIBA Basketball Champions League

 

  • Gëzimi tregon se cili ishte sekreti i fitores kundër Bambergut të madh?
  • Çka mendon Edo për këndelljen e Golden Eagle Yllit dhe sidomos për fitoren fantastike në FIBA Europe Cup nga njërës prej dy skuadrave më të suksesshme gjermane në histori të këtij vendi?

Pikërisht Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli ndeshen të dielën nga ora 17 në Prishtinë në kryendeshjen e xhiros 9 të Prince Caffe Superligës.

  • Si e cilëson Gëzimi skuadrën prishtinase në prag të kryendeshjes që i pret këto dy skuadra të dielën e ardhshme, në Prishtinë?
  • Cila është porosia e Edosë në prag të përballjes me Yllin?

 

Për më tepër, sonte në ASISTIN 507 sjellim analizën e xhiros së tretë të Superligës së Femrave dhe kryendeshjen mes Bashkimit dhe Prishtinës.

 

Rrugëtimin e vet ASISTI 507 e vazhdon tonë nëpër korridoret ajrore basketbollitstike  ndërkombëtare duke sjell lajmet rreth performancave të basketbollistëve shqiptarë në Botë.

  • Si luajtën Edon Maxhuni e Kenan Spahiu në FIBA Europe Cup dhe çfarë bëri Ergjan Osmani me Darushafakën në derbi ndaj Galatasarajit në Superligën turke.

Këto dhe shumë më shumë në bllokun shumë të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë në ASIST

 

NBA në ASIST sjell shumë lajme interesante nga java e kaluar që solli rekorde të reja.

  • Çfarë bënë Demar DeRozan dhe Chris Paul?
  • Cilat janë skuadrat më të pasura në NBA sipas gazetës Forbs?
  • Këto dhe jamet tjera do t’i mësojmë në kuadër të NBA në ASIST

 

Krejt në fund fluturimin basketbollistik numër 507 në ASIST e përmbyllim me TOP 10 aksionet fantastike të javës së kaluar

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike bakstebollistike në ASIST dhe mos harroni që deri të hënën e ardhshme zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll.

Komentet janë të mbyllura.